English

Zjarr i fuqishëm në qytetin e Korçës, disa shtëpi nën flakë

Korçë, 19 Korrik 2011 NOA/ Alba Filipi – Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer para disa minutash në qytetin e Korçës, me pasojë vënien nën flakë të disa apartamenteve të një pallati ndërtim ekzistu4es.

Korrespondentja e agjencisë NOA raporton se zjarri ka nisur në katin e tretë të një pallati që ndodhet në lagjen nr 6 të qytetit juglindor, duke u shtrirë me shpejtësi nga banesa ku pati fillesën tek të tjerat e të njëjtit kat.

Në këto momente kanë mbërritur në vendngjarje disa forca të ekipeve të shpëtimit dhe repartit zjarrfikës dhe forca të shumta policore.

Ende nuk ka për4funduar evakuimi i plotë i banorëve të pallatit, raporton korrespondentja e NOA nga vendi i ngjarjes.

a.f/e.t/NOA

KOMENTE