English

Digjet në zjarr 5 vjeçarja nga Tepelena

Tepelenë, 21 korrik 2011, NOA- Një vajzë ka humbur jetën e përfshirë nga flakët e zjarrit në Salari të Tepelenës.

Sipas korrespodentit të agjencisë së lajmeve NOA, thuhet se vajza e moshës 5 vjeçare mban inicialet K.H dhe në kohën që ka përfunduar në zjarr ka qenë duke lozur me motrën e saj pranë kasolles së barit.

Ndërkaq sipas të dhënave paraprake thuhet se vogëlushja ka përfunduar në flakët e zjarrit të kasolles me bar, të cilës i kishte vënë flakën e motra vetëm një vjeç më e madhe se viktima, 6 vjeç.

Sipas policisë ngjarja mendohet të ketë qenë aksidentale prej pakujdesisë së vogëlushes 6 vjeçare.

a.y/NOA

KOMENTE