English

I vunë zjarrin vreshtës, arrestohen dy të rinjtë

Përmet, 21 korrik 2011 NOA – Një telefonatë e ardhur në Sallën Operative ka vënë në lëvizje komisariatin e policisë për disa persona të paidentifikuar, të cilët i kanë vënë zjarrin vendit të quajtur Muzhdie pranë fshatit Kutal të rrethit Përmet.

Si pasojë, zjarri ka përfshirë një sipërfaqje të madhe kullosore si dhe një vresht me 1300 rrënjë hardhi rrushi, të cilat kanë qenë në prodhimtari me një vlerë dëmi rreth 400 mijë lekë të rinj, pronë e shtetasit K.SH nga fshati Kutal i rrethit Përmet.

Sipas njoftimit zyrtar, në vendngjarje kanë mëbrritur menjëherë forcat e policisë Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve, grupi hetimor dhe reparti zjarrfikës.

Pas disa minitash zjarri është vënë nën kontroll, por vreshti me hardhi është djegur pothuaj plotësisht.

Duke përdorur metodat speciale të hetimit si dhe mbi bazën e informacioneve të grumbulluara në rrugë operative janë ndaluar: Sotiraq Tega, i datëlindjes 1994 si edhe Kristo Jani , i datëlindjes 1995, të dy lindur dhe banues në fshatin Kutal.

Nga zjarri përveç vreshit me rrush janë djegur edhe 10 hektarë kullotë .

a.q/NOA

KOMENTE