English

Kryeministri i Norvegjisë: Është shpejt ta quajmë sulm terrorist

Oslo, 22 korrik 2011, NOA- (Update) Kryeministri i Norvegjisë Jens Stoltenberg ka reaguar menjëherë pas shpërthimit të ndodhur afër godinës së qeverisë, duke konfirmuar edhe gjendjen e tij të mirë shëndetësore dhe atë të kabinetit qeveritar.

Lidhur me motivet e këtij shpërthimi ai u shpreh se është ende herët që të flitet për një sulm terrorist.

Më tej duke komentuar situatën ai është shprehur se kryeqyteti po përballet me një gjendje të rëndë duke theksuar më tej se duhet durim për kapërcimin e kësaj situate.

Kryeministri Stoltenberg reagoi lidhur me shpërthimin e ndodhur në Oslo të Norvegjisë ku deri më tani raportohen dy viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Siç raportohet nga policia shkak për këtë shpërthim ka qenë një autobombë dhe se shpërthimi i fortë ka ndodhur shumë pranë selisë së qeverisë, konkretisht, brenda ambienteve të një prej gazetave më të mëdha në vend, VG.

Nga ana e policisë u bë evakuimi i ndërtesave përreth pasi dyshohet se mund të ketë edhe shpërthime të tjera.

Nga shpërthimi është dëmtuar pjesa më e madhe e dritareve të zyrave të qeverisë si dhe ambientet e godinave përreth.

a.y/NOA

KOMENTE