Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pengmarrja e prokurorisë nga përgjuesi im
English

Pengmarrja e prokurorisë nga përgjuesi im

Nga Ilir Meta

Duke ju falënderuar për vëmendjen që i kushtuat kësaj seancë gjyqësore ku edhe unë, sipas premtimit që ju kisha bërë, isha i pranishëm. Dua të shpreh çudinë e madhe për aktin e paprecedentë të prokurorisë e cila u tërhoq nga një prej provave, sipas saj më të rëndësishme, që kishte paraqitur për gjykim dhe që ishte në dosjen hetimore dhe që ishte pikërisht videoja e përgjuesit tim me dikë tjetër, video ku sipas prokurorisë përgjuesit im merrte në mos gaboj 70 mijë euro dhe për të cilën është i pandehur.

Kjo është video për cilën përgjuesi im, sikurse e mbani mend ju në seancën kur iu hoq imuniteti në parlament me rastin e kërkesës së prokurorisë për marrjen e tij si i pandehur për shkak të marrjes së rreth 70 mijë eurove në atë video, deklaroi se e kishte bërë këtë regjistrim të vetes së tij duke marrë eurot për të provuar fajësinë e Ilir Metës. Dhe është shumë e çuditshme se si prokuroria në një proces që e ka ngritur kundër Ilir Metës të heqë një provë të tillë të cilën ajo vetë e kishte paraqitur dhe që është pjesë e dosjes hetimore. Prokuroria zakonisht përpiqet t’i forcojë provat dhe jo që t’i tërheqë provat. Natyrisht që ky veprim i prokurorisë nuk është kaq i çuditshëm sepse ajo përdor standarde të dyfishta. Kur nuk i intereson thotë se këto 2 çështje nuk janë të lidhura me qëllim që të mos i dalë i pavlefshëm i vetmi dëshmitar i saj, natyrisht i rremë, i cili qëlloi që të jetë edhe i pandehur.

Ndërsa kur i intereson përpiqet që argumentet e saja t’i bazoj pikërisht duke i lidhur këto 2 procese sikurse ishte rasti konkret, kur ndodhi çudia e madhe, kur prokurori tha se meqenëse gjykata i vlerësoi të pavlefshme aktet e ekspertimit të videos të z. Meta me përgjuesin në fjalë atëherë edhe kjo video tjetër kur ky marrë eurot të konsiderohet e pavlefshme dhe të mos jetë pjesë e këtij procesi dhe të mos thirret edhe një dëshmitar i rëndësishëm që ka qenë edhe më parë në listën e dëshmitarëve. Atëherë çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 10 ditëve, që nga seanca e fundit. Dua t’ju kujtoj që prokuroria edhe pas shpalljes së aktit të pavlefshëm të videos kundër meje përsëri kërkoi që kjo të vazhdonte të ishte si provë. Dhe në fakt është e vetmja provë origjinale që ka pasur prokuroria sepse u e dini që eksperti amerikan, këtë e gjeti në orën e përgjuesit duke marrë eurot. Ishte e vetmja provë origjinale dhe është e vetmja provë shumë e qartë me figurë, me zë dhe me të gjitha.

Çfarë e shtyn prokurorinë në këtë veprim për të tërhequr si provë një gjë të cilën ajo vetë e ka sjellë si të tillë dhe për të cilën ajo ka vendosur edhe paragrafë të caktuar në dosjen hetimore? Çfarë e shtyu prokurorinë për të tërhequr edhe një dëshmitar tjetër nga ky proces kur interesi i saj normalisht është i ndryshëm për shkak se është institucioni hetimor? Pra është e qartë marrëdhënia e pengmarrjes së prokurorisë me përgjuesin tim. Këto janë favore dhe janë kushtëzime që janë kërkuar prej tij në mënyrë që ai të vazhdojë të dëshmojë në mënyrë të rreme dhe në mënyrë që të vazhdojë të ketë edhe favore të tjera për procesin e tij apo edhe për procese të tjera që mund të ketë.

Si mund të tërhiqet prokuroria nga një provë që e ka sjellë vetë? Normalisht interesi i prokurorisë është të shtojë provat në çdo proces dhe jo të tërhiqet. Atëherë si shpjegohet që të tërhiqet prokuroria nga një provë që e ka sjellë dhe nga një provë për të cilën përgjuesi im ka deklaruar në Komisioni Parlamentar kur iu hoq imuniteti se “unë kam filmuar veten duke marrë rreth 70 mijë euro pikërisht për të provuar fajësinë e Ilir Metës dhe presionet që Ilir Meta më bënte mua.

Kur është një gjyq i prokurorisë kundër Ilir Metës, atëherë pse e tërheq këtë provë? Cila është arsyeja? Nuk është interesi i prokurorisë është të shtojë prova apo të fabrikojë të tilla, është çështje e saj por kurrsesi të tërheqë provat, dhe të vetmen provë origjinale që ka prokuroria. Pse tani prokuroria tani këtë çështje e lidh me çështjen time kur kjo tregon qartë atë që ne kemi thënë se këto janë dy çështje të lidhura dhe për këtë arsye i vetmi dëshmitar që ka prokuroria është i pavlefshëm nga ana juridike, përveçse edhe morale sepse është i pandehur sepse është peng i saj për procesin e tij.

Ky proces është në vëmendjen e medies, është në vëmendjen e partnerëve ndërkombëtarë dhe besoj se ju dëgjuat që edhe sot në sallë të flitej edhe në anglisht apo në gjuhë të tjera. Ka qenë një kërkesë e imja që ky proces të vëzhgohet edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Unë do të vazhdoj të jem shumë i hapur në gjithë këtë proces dhe jam i sigurt se ky proces dhe të gjitha shkeljet e rënda që kanë ndodhur gjatë gjithë kësaj periudhe, që nga nisja e hetimeve, absolutisht që do të shërbejnë si një analizë jo thjesht për të vlerësuar padrejtësitë apo shkeljet që i janë bërë politikanit Ilir Meta, por për të goditur një herë e mirë, në mënyrë ligjore, në mënyrë parimore të gjitha lojërat politike ku përfshihet apo mund të përfshihet organi i akuzës.

Unë nuk jam këtu për të kontestuar vendimet e gjykatës sepse është një e drejtë e saj për të marrë vendime të tilla dhe natyrisht që gjykata vepron në bazë të procedurave por nuk mund të kërkojë prokuroria, se nuk është interesi i saj, që të tërheqë një provë. Aq më tepër të vetmen provë origjinale që ajo ka të cilën e ka deklaruar vetë sipas ekspertit amerikan.

E vetmja provë origjinale është kjo provë. Edhe pse ka disa filmimi të tjera por ka bërë një marrëveshje me prokurorinë sipas edhe deponimeve që janë bërë ato. I vetmi filmim origjinal që ekziston në atë çka ka administruar deri tani prokuroria dhe gjykata është kjo. Tani prokuroria e tërheq. Nuk është interesi i saj të tërheqë provat sepse interesi i prokurorisë është të shtojë provat apo të përforcojë provat e saj. Kjo tregon qartë që kemi një marrëdhënie pengmarrje midis prokurorisë dhe përgjuesit tim i cili është i pandehur për probleme të tjera.

KOMENTE