Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Save the Children : Me dhjetëra fëmijë shqiptarë të vetmuar në Itali
English

“Save the Children": Me dhjetëra fëmijë shqiptarë të vetmuar në Itali

Romë, 22 korrik, NOA - Në raportin vjetor të organizatës së njohur “Save the Children", mbi të miturit e huaj në Itali, thuhet se ata kanë nisur të integrohen, dhe mes tyre, rezultojnë edhe shumë shqiptarë.

Kështu, raporti citon se shumica e fëmijëve që vijnë vetë në Itali rezulton të jetë mes moshës 15 dhe 17 vjeç (më shumë se 4.300 ardhje brenda një viti.

700 prej tyre janë fëmijë të moshave 7-14 vjeç dhe më pak se 100 prej tyre janë ata që prekin Italinë vetë, me këmbët e tyre dhe të pashoqëruar nga të rriturit.

Shqipëria renditet në vendin e tretë të vendeve nga ana nisen, shumica duke marrë “detin më këmbë”.

Ndërsa në vend të parë renditen fëmijët nga Egjipti dhe në vend të dytë, ata nga Maroku, që bëjnë të pamundurën për të shkelur tokën italiane.

“Corriere della Sera”, arrin deri aty madje, sa të tregojë edhe historinë e jashtëzakonshme dhe dramatike të një djaloshi 17-vjeçar, me emrin Alexis, i cili me ëndrrën për të shkelur Italinë, tokën e premtuar, u nis nga fshati i tij Moldavia më këmbë dhe udhëtoi vetëm për rreth një muaj nëpër pyjet e Ukrainës, Sllovakisë, Austrisë për të arritur në Itali. Në këmbë.... “Save the Children" deklaron se aktualisht në shtetin përballë nesh, janë mbi 5.000 të mitur emigrantë, të pashoqëruar. Ata përballen me udhëtime të gjata dhe me rrezikun që do të frikësonte edhe njerëzit më trima në botë.

Raporti citon se ata ikin vetëm për shkak të arsyeve ekonomike, luftërave apo edhe torturave.

Sapo ata vënë këmbë në tokën italiane, ata që identifikohen, janë të mirëpritur dhe strehohen në shtëpi familjesh.

n.e/NOA

KOMENTE