English

Apple-Lion, në 1 ditë 1 milionë shkarkime

SHBA, 23 Korrik NOA - Në vetëm një ditë më shumë se një milionë përdorues kanë blerë dhe shkarkuar sistemin operativ të Mac X Lion, versioni i tetë i sistemit operativ i lançuar nga Apple 2 ditë më parë.

“Gjithçka ka nisur në mënyrën më të mirë, si nga komentet e përdoruesve ashtu dhe realizimi i të gjithë sektorit janë fantastikë”, - komentoi Philip Schiller, Senior Zëvendës President i Apple.

Lion është i dsiponueshëm në dyqanet e shitjeve “Mac App Store” për një çmim prej 23.99 euro, prezanton më shumë se 250 instruksione të reja për Mac, mes të cilëve xhestet multi-touch, që janë eksperimentuar dhe për universin mobil.

r.b/NOA

KOMENTE