English

Bojan tek Roma, tashmë çdo gjë është zyrtare

Romë, 23 Korrik NOA - Bojan Krkic tek Roma tashmë është zyrtarizuar.

Konfirmimi vjen nga vetë siti i ekipit spanjoll të Barcelonës.

Kostoja e këtij transferimi ka kapur shifrën e 12 milionë eurove.

Ky operacion do të shkojë në 13 milionë në fund të sezonit 2012/13 në bazë të një marrëveshjeje midis dy klubeve.

Një përforcim tepër i mirë i organikës së kryeqytetasve, ky i Bojan, kjo duke parë dhe dëshirën e madhe të teknikut të ri, Enrique për të sjellë sulmuesin e Barçës në Romë.

r.b/NOA

KOMENTE