Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Martesa me shkuesi, 16 vjeçarja tenton vetëvrasjen
English

Martesa me shkuesi, 16 vjeçarja tenton vetëvrasjen

E shtunë, 23 korrik 2011, NAO- Një vajzë e moshës 16 vjeçare ka tentuar të vrasë veten duke pirë acid klorhidrik për të mos u martuar me djalin të cilin babai dhe i vëllai ia kishin gjetur me shkuesi.

Ngjarja ka ndodhur në Bolonja, dhe personazhi i kësaj ngjarje është një vajzë nga Pakistani e cila ka gjetur rrugën ekstreme për të mos marrë si burrë një njeri që nuk e donte.

Ky rast u bë publik pas shtrimit të vajzës në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin Sant'Orsola në Bolonja, por që e kapërceu këtë situatë vetëm pas kalimit të disa ditëve në repartin e reanimacionit.

Vetëm me ndërhyrjen e nënës së viktimës, gjykata e të miturve largoi babanë dhe të vëllanë me një vendim urgjent, duke e lënë vajzën që të rimarrë veten.

a.y/NOA

KOMENTE