English

Oslo, pas 91 viktimave, 20 të tjerë në fund të jetës. Dëshmia: Plumba dhe në ujë

Oslo, 23 korrik 2011, NOA- Pas dy atentateve të ndodhura njëri pas tjetrit në Norvegji, duket se ende autori është i dyshimtë, pavarësisht prangosjes së një 32 vjeçari.

Pas shpërthimit në qendër të kryeqytetit dhe pas atentatit në Utoeya, krahas 91 viktimave edhe 20 të tjera janë në hapat e fundit të jetës si pasojë e plagëve të marra.

Të 20 personat në luftë me jetën janë pre e sulmit të dytë në ishullin e Utoeya, pasi nga sulmi i parë bilanci u mbyll me 7 viktima.

Ndërkaq si përgjegjës për të dyja sulmet u arrestua një fondamentalist kristian, që sipas policisë, është identifikuar si 32 vjeçari Anders Behring Breivik.

Ndërkaq sipas një dëshmitari në këtë masakër thuhet se, “Pashë një polic i cili donte të na bashkonte të gjithë dhe më pas qëlloi. Ne vërshuam të gjithë drejt detit dhe filluam të notonim në drejtimin tjetër, por ai vazhdoi të qëllonte edhe në ujë”.

Një pjesë kërkuan strehim në shtëpi të ndryshme, ndërkohë që të shtënat sipër tyre vazhdonin, të tjerë u turrën drejt pyllit dhe detit ndërkohë që në të gjithë zonën nga ana e policisë po vazhdon kërkimi për gjetjen e të mbijetuarve ose trupave të tjerë të pajetë.

a.y/NOA

KOMENTE