Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Partitë maqedonase fushatë me çështjet shqiptare
English

Partitë maqedonase fushatë me çështjet shqiptare

Shkup, 23 korrik 2011, NOA- Dy partitë më të mëdha politike maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM kanë nisur një fushatë të ashpër akuzash duke përdorur çështjen shqiptareMaqedoni.

Lidhja Social Demokrate (LSDM) në opozitë ka nisur fushatën, duke drejtuar akuza kundër partisë VMRO-DPMNE të mandatarit për formimin e Qeverisë, Nikolla Gruevski, ndaj të cilës ka drejtuar akuza për tradhti kombëtare dhe lëshime ndaj kërkesave të shqiptarëve në Maqedoni.

Kjo parti ka nisur edhe fushatë mediale me materiale propaganduese, duke e akuzuar mandatarin dhe kryeministrin e deritanishëm Gruevski për patriot të rremë dhe tradhtar të interesave kombëtare maqedonase.

Arsyet për këto akuza janë tri kërkesat e miratuara ditë më parë nga ana e Parlamentit që kanë të bëjnë me mbylljen e rasteve gjyqësore të kthyera nga Tribunali i Hagës, që ngarkonin dhe akuzonin ish-UÇK-në për krime lufte në konfliktin e vitit 2001 në Maqedoni, ndryshimet dhe zgjerimin e përdorimit të gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare shqiptare. Këto kërkesa u quajtën maksimaliste tek kampi politik opozitar maqedonas, derisa partitë shqiptare të opozitës janë shprehur të pakënaqura për ndryshimet për gjuhën dhe simbolet kombëtare.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE ka akuzuar LSDM se kishte përgatitur plan për të pranuar kërkesa maksimaliste të partive shqiptare, në rast se kjo parti do të fitonte në zgjedhjet e parakohshme të 5 qershorit. Sipas materialeve propaganduese të publikuara në disa media, VMRO-DPMNE akuzon se LSDM do të pranonte përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në mbarë territorin e Maqedonisë, përdorimin e simboleve kombëtare shqiptare në tërë territorin e vendit, dhënien e postit të kryetarit të Parlamentit për partitë shqiptare, dhënien e kryeministrit për partitë shqiptare, drejtoritë policore për partitë shqiptare si dhe koncesione të tjera.

Partitë shqiptare kanë dënuar këtë fushatë duke e quajtur të panevojshme dhe irrituese për shqiptarët në Maqedoni. Partitë shqiptare kërkuan që të ndërpriten këto lloj akuzash që kanë të bëjnë me çështjet shqiptare.

NOA/(INA)

KOMENTE