Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia për shpërthimin në Vlorë: I plagosuri qiraxhi prej 2 javësh
English

Policia për shpërthimin në Vlorë: I plagosuri qiraxhi prej 2 javësh

Vlorë, 23 korrik 2011, NOA- (Update) Policia e Vlorës ka reaguar lidhur me shpërthimin e ndodhur në katin e nëntënjë apartamenti ku ka ngelur i plagosur rëndë një 41 vjeçar.

Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” në qytetin e Vlorës, në afërsi të vendit të quajtur “Albano& Romina” në katin e nëntënjë pallati.

Pas sinjalizimit për këtë rast menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë konstatuar brenda në banesë një person të dëmtuar i cili është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të qytetit të Vlorës në gjendje të rendë për jetën.

Nga ana e efektiveve i dëmtuari u identifikua si Nazmi Barjam Alliaj, 41 vjeç, lindur në Selenicë dhe banues në lagjen “Kushtrimi” të qytetit të Vlorës.

Theksohet se i dëmtuari kishte rreth dy javë që kishte marrë me qira banesën ku ndodhi ngjarja ku dhe qëndronte përkohësisht vetëm.

Ndërsa i plagosuri është dërguar në spital bëhet e ditur se si rezultat i shpërthimit, personit i janë shkaktuar dëmtime të rënda të gjymtyrëve të krahëve dhe pjesës së kokës, ndërsa nga shpërthimi i ndodhur është dëmtuar pjesërisht edhe banesa.

Gjithsesi në këtë komunikimi të policisë nuk bëhen të ditura arsyet e shpërthimit dhe as autorët e mundshëm të vendosjes së eksplozivit.

a.y/NOA

KOMENTE