English

Jahti super luksoz si ishull vullkanik (Foto)

SHBA, 24 korrik, NOA – Këto janë fotot e jahtit më super luksoz në botë. Jahti është quajtur "Tropical Island Paradise” dhe është projektuar nga ndërtuesit e anijeve britanike “Island Yacht”. Anija është e ideuar si një ishull vullkanik dhe brenda saj ka kabina që krijojnë idenë e një fshati në brigjet e detit.

Jahti është në gjendje të kalojë oqeanet dhe ka një madhësi prej 295 këmbë. Ndërkohë që veç “vullkanit” pajisjet e tjera janë të një cilësie mjaft të lartë. Ka një bar të madh, pishinë, pistë për helikopterët dhe jashtë tij mund të vendosen shezlonge të kapur me një shtresë pas anijes.

Projektuesit e tij thonë se “jahti është ideuar për të dhënë përshtypjen e një ishulli vullkanit. Ndërsa pamje brenda është bashkëkohore”. Ideja është marrë nga ishujt e Karaibeve dhe Polinezisë. Sa për çmimin, dizenjatorët thonë se nuk e kanë vendosur ende dhe po presin që ndonjë miliarder të shfaq interes. Por për një gjë ideatorët janë të sigurtë. Ashtu si modeli edhe çmimi do jetë unik.

a.k/NOA

KOMENTE