Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zjarr i furishëm nga territori grek, vijnë avionë dhe helikopterë
English

Zjarr i furishëm nga territori grek, vijnë avionë dhe helikopterë

Gjirokastër, 24 Korrik 2011 NOA – Vatra e fuqishme e zjarrit që shpërtheu pasditen e sotme erdhi nga territori grek, bënë të ditur për agjencinë NOA, burime zyrtare nga policia në Gjirokastër. Gentian Mullai, zëdhënës i policisë lokale, i tha agjencisë NOA se zjarri i ardhur nga ana e palës greke, përshkoi vijën kufitare me shtetin grek.

Zjarri u lokalizua rreth orës 16.00, në vendin e quajtur Katundë afër ish postës së Policisë Kufitare Katundë të Dropullit të Sipërm Gjirokastër. Si rezultat i erës së fortë zjarri është përhapur me shpejtësi në drejtim të kodrave përballë fshatit Dritë, duke shkrumbuar për pak minuta sipërfaqe të mëdha me kullotë, përralle dhe koçimare.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë së Komisariatit të Policisë Gjirokastër si dhe dy automjete zjarrfikëse, por për arsye se zjarri ishte në kodrat përballë fshatit Dritë dhe Vrisera të komunës Dropulli i Sipërm, automjetet zjarrfikëse nuk futeshin dot.

Edhe fikja me mjete rrethanore ishte e pamundur pasi intensiteti i zjarrit ishte shumë i lartë me flakë që arrinin lartësinë rreth 3 metra dhe si pasojë e erës në disa drejtime ishte e pamundur ndërhyrja nga ana jonë.

Shefi i Repartit Zjarrfikës Lefter Qirici, Drejtori i Policisë së Qarkut Gjirokastër Emri Vata, si dhe Prefektja e Qarkut Gjirokastër Mimoza Çomo, kanë komunikuar me palën greke në Janinë, me Drejtorin e Policisë së Janinës, me shefin e Zjarrfikëses së Janinës si dhe me Prefektin e Janinës, për të bërë të mundur dërgimin e helikopterëve për të shuar zjarrin pasi po merrte përmasa të mëdha dhe mund të rrezikonte fshatrat e Komunës Dropulli i Sipërm.

Pas këtyre komunikimeve, rreth orës 17.00, Prefekti i Janinës ka urdhëruar nisjen e tre avionëve zjarrfikës si dhe dy helikopterëve zjarrfikës të Janinës, si dhe një automjet me specialistë të zjarrfikëses së Janinës.

Avionët dhe helikopterët e Janinës kanë fluturuar mbi territorin tonë përballë fshatit Dritë poshtë Katundit disa herë duke hedhur ujë mbi vatrat e zjarrit, si nga ana jonë edhe nga territori grek.

Rreth orës 19.00, zjarri është vënë nën kontroll dhe është drejt fikjes. Nga ana e policisë dhe repartit zjarrfikës është bërë e mundur fikja e disa vatrave të vogla të zjarrit të cilat i kanë shpëtuar shuarjes së avionëve dhe helikopterëve dhe vazhdojnë të mbajnë nën vëzhgim vatrat e zjarrit deri në fikjen e plotë.

e.t/NOA

KOMENTE