Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
25 minatorë të ngujuar. Nikolla: Greva pa afat
English

25 minatorë të ngujuar. Nikolla: Greva pa afat

Bulqizë, 25 korrik 2011, NOA- Në vijim të grevës së urisë numri i minatorëve që i janë futur kësaj rruge ka shkuar në 25.

Pas protestës së zhvilluar në kryeqytet minatorët bllokuan zyrat e kompanisë ACR dhe nuk lejuan që punonjësit e administratës të hyjnë aty.

Më protestën e tyre minatorët kërkojnë rritjen e pagës në masën 20%, përmirësim të kushteve të punës, rritjen e sigurisë në miniera, uljen e moshës së pensionit dhe miratimin e statusit të minatorit.

Ndërkaq Kreu i Konfederatës së Sindikatës së Minatorëve Kol Nikolla, u shpreh se për sa kohë që nuk është gjendur zgjidhja masat e marra do të jenë drastike duke theksuar se rruga e nisur do shkojë më tej.

“Gjatë këtyre 6 muajve kompania nuk bëri asgjë. Ajo shpesh ushtroi presion psikologjik dhe administrativ ndaj punëmarrësve dhe lidershipit të sindikatës, sindikata i’u drejtua edhe institucioneve shtetërore që në zbatim të ligjit shqiptar ato të kontrollojnë grafikun dhe vlerat e investimeve, por asgjë nuk u bë. Qeveria dhe punëdhënësi kryen lëshime reciproke karshi njëri- tjetrit, duke abuzuar me kryerjen e investimeve dhe duke shfaqur hapur një korrupsion ekonomik dhe trafik të influencave politike”, deklaroi Nikolla.

Ai apeloi që firma dhe kompania ACR duhet të gjejnë një zgjidhje pasi situata e grevistëve mund të rëndohet, për shkak se minatorët kanë bllokuar ashensorin e nivelit 14, ku po zhvillojnë grevën për të mos patur asnjë komunikim me sipërfaqen.

Më tej Nikolla theksoi se gjendja e grevistëve është rënduar së tepërmi por se ajo do të jetë pa afat.

a.y/NOA

KOMENTE