Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fieri, Ballshi, Patosi e zonat përreth nesër pa drita
English

Fieri, Ballshi, Patosi e zonat përreth nesër pa drita

Fier, 25 korrik 2011, NOA- Qyteti i Fierit, Patosit dhe i Ballshit së bashku me një sërë komunash përreth gjatë ditës së nesërme do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike.

Siç njofton OST shkak për këtë ndërprerje janë punimet që do të kryhen nga ana e OST për rehabilitimin e Nënstacionit Elektrik në Fier.

Mësohet se këto kufizime do të jenë nga ora 09:00 deri në orën 17:00.

Ndërkaq zonat që do të vuajnë kufizimin e energjisë elektrike janë Bashkia Fier, Komunat Portëz, Mbrostar, Ura Zharëz, Portëz, Ruzhdie, Bashkitë e Ballshit dhe të Patosit, Spitalet e Fierit dhe ai i Patos, Prefektura, Policia dhe zona industriale e Fierit, Policia dhe Fabrika e këpucëve Patos.

a.y/NOA

KOMENTE