English

SHBA, ndahet nga jeta “babai” i Barbie

SHBA, 25 Korrik NOA - Elliot Handler, bashkëpronar dhe krijues i gjigandit të lojërave Mattel duke shtuar dhe veprën e tij të kukullës Barbie, është ndarë nga jeta në moshën 95 vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kompania amerikane e cila ka shprehur ngushëllimet dhe keqardhjen e madhe për këtë ngjarje.

Krijuesi i një prej lodrave më të dashura në mbarë botën është shuar si rrjedhojë e një krize kardiake.

Kukulla e tij Barbie ka bërë shfaqen e parë në një panair lojërash në Nju Jork në vitin 1959.

Frymëzimi për emrin e lodrës duhet thënë se ka ardhur nga Barbara, vajza e Elliot dhe Ruth Handler, që dy vjet më pas krijuan dhe Ken në Homazh të djalit të tyre.

r.b/NOA

KOMENTE