English

Abidal: Kam fituar kundër kancerit

Spanjë, 26 Korrik NOA - Eric Abidal është mbrojtësi i Barcelonës që vetëm disa ditë më parë ka fituar “sfidën” e tij më kancerin në mëlçi.

Futbollisti me origjinë franceze ka treguar për edicionin e “GQ” betejën më të rëndësishme të jetës së tij.

“Gjithmonë vendos jeta – ka deklaruar ai për revistën – ekziston një dizenjim superior që ne duhet ta pranojmë. Në rast se unë, atë ditë, të 11 viteve më parë për shembull (kur u zgjodh nga tekniku i Monaco, Claude Puel,) do të isha i sëmurë, nuk do të kisha luajtur kurrë. Asnjë nuk do të më njihte se kush isha. Do të isha duke u endur nëpër rrugët Lionit si një instalues parketesh”.

Fjalëpakë dhe gjithmonë në dispozicion të sakrifikojë veten e tij për skuadrën, lojtari foli dhe në lidhje me nisjen e sëmundjes së tij, ku mjeku i Barçës, pasi bëri diagnozën e Abidal e njoftoi për tumorin dhe i bëri të ditur se ishte i nevojshëm operacioni javën e ardhshme.

Më pas “beteja” e futbollistit duhet thënë se përfundoi me një fitore të suksesshme nga ana e tij pasi Abidal triumfoi ndaj kancerit duke u rikthyer sërish në fushat e lojës.

r.b/NOA

KOMENTE