Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbulohet porta e ferrit (FOTO)
English

Zbulohet porta e ferrit (FOTO)

E martë, 26 korrik 2011, NOA- “Lini çdo shpresë ju që hyni”, kështu shkruante shkrimtari i njohur Dante, ndërsa pamjet spektakolare të fotografive të realizuara nga fotografi francez Francois-Olivier Dommergues mund të përshkruajnë shumë mirë ferrin.

Ky krater me diametër 60-100 metër i ndodhurnë Turkmenistan është në të vërtetë një formim natyror.

Rreth 35 vite më parë, Bashkimi Sovjetik urdhëroi kërkime për gjetjen e gazit natyror.

Që në gërmimet e para, terreni i dha rrugë një zbulimi krejt tjetër, atë të një shpelle me gaz helmues.

Për të penguar që ky vend të mos vriste dhe helmonte banorët e zonës, autoritetet e vendit dhanë urdhër që ti vihej zjarri gropës.

Ndërkaq djegia zgjat që atëherë dhe drita e prodhuar është e dukshme nga mijëra kilometra distancë.

Efekti viziv që u krijohet njerëzve është ai i një porte, e cila është aq e ngjashme me imagjinatën njerëzore sa imazhi i portës së ferrit.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Arsila Cina09:41 - 27 Korrik 2011
    BIBLA THOTE: Dhe neqoftese ndokush nuk u gjet i shkruar ne librin e jetes u flak ne Liqenin e Zjarrit.. Zbulesa 20:15
  • deshira09:14 - 27 Korrik 2011
    Mos u nxitoni... .............kudo eshte me radhe!