English

Femrat, rritet rreziku për tumoret

SHBA, 27 Korrik NOA - Sipas studiuesve të Universitetit të Oxford, femrat që kanë avantazhin e një gjatësi të bollshme kanë një probabilitet më të madh të rrezikut për tu prekur nga tumore.

Kjo të paktën bazuar në rezultatet e nxjerra nga shkencëtarë të Yale University.

Nuk bëhet fjalë për struktura të ekzagjeruara, por që flitet për një rritje me 16% të tumorit çdo 10 centimetër duke u nisur nga 1 metër e 52 centimetër.

Femrat e gjata në krahun tjetër kanë një probabilitet rreziku me 33% më shumë për tu sëmurë me tumor në gji, gjak apo mushkëri dhe kjo krahasuar me femrat që janë në një gjatësi prej 1 metër e 50 centimetër. ky kërkim i zhvilluar në Mbretërinë e bashkuar mes 1996 dhe 2001 në bashkëpunim me kolegët e Universitetit të Barcelonës, ka përfshirë më shumë se një milionë femra të moshës së mesme që kishin marrë pjesë në The Million Womern Study, studimit më të gjerë britanik në realizuar mbi çështjen e tumorit në popullsinë femërore.

r.b/NOA

KOMENTE