English

Kërkohej prej 4 vjetësh, arrestohet trafikanti i drogës

Vlorë, 27 korrik 2011, NOA - Operacioni i koduar “Rrethi i Skelës” ka çuar në pranga 24 vjeçarin Bilbil Pëllumb Kociaj, banues në lagjen “Osman Haxhiu” Vlorë.

Ndalimi i këtij shtetasi u krye pasi Gjykata Penale e Apelit Vlorë me vendimin Nr. 172 datë 21.05.2010 e ka dënuar më 4 vjet e 8 muaj burgim, duke e gjetur fajtor për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në kushtet e bashkëpunimit. Ne vitin 2007 ai është kapur me 780 kg lëndë narkotike si ajo e llojit “Canabis Sattiva”.

a.q/NOA

KOMENTE