Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nënë e bijë fitojnë llotarinë 3 herë
English

Nënë e bijë fitojnë llotarinë 3 herë

E mërkurë, 27 korrik 2011, NOA- Një nënë dhe vajza e saj nga Karolina Veriore kanë arritur të thyejnë çdo rekord loje në llotari, duke fituar plot tre herë.

Javën e kaluar Kimberly McCauley bleu një biletë gërvisht dhe fito dhe nga ajo biletë arriti të fitojë 100.000 dollarë.

Ndërsa në vitin 2007 nëna kishte arritur të fitonte një llotari kombëtare dhe pas kësaj arriti të sillte në shtëpi plot 161.000 dollarë.

Por edhe kjo është asgjë me atë që ka fituar në vitin 1991 gjithmonë nga ana e nënës, ku arriti të fitonte 15,5 milionë dollarë nga llotaria e New York.

Kimberley është shprehur pas këtij fati të përsëritur se, nuk do e imagjinonte se do fitonte ndonjë gjë: “Mendoja se ishte nëna ime ajo që e kishte marrë në dorë fatin. E gjithë kjo është aq tronditëse, por tronditëse në mënyrën pozitive”.

Sipas drejtuesit televiziv të Abc, Kimberly ka ndërmend që ta harxhoj pjesën e saj për të shlyer një borxh dhe detyrim studentor si dhe të blejë një Mini Cooper.

a.y/NOA

KOMENTE