English

Shkodër, gjendet në rrjedhën e përroit trupi i pajetë i 60 vjeçarit

Shkodër, 27 korrik 2011, NOA- Pasditen e sotme në rrjedhën e një përroi është gjetur trupi i pajetë i një 60 vjeçari në Bërdicë të Shkodrës.

Viktima i cili është gjetur nga kalimtarë të rastit sipas policisë nuk ka shenja dhune apo dëmtime në trup, ndërsa nga ana e bluve të qytetit ka nisur puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake mendohet se trupi i pajetë i përket E. Bushatit dhe se mendohet që ai të jetë zhdukur nga familja prej disa kohësh.

a.y/NOA

KOMENTE