English

Simona Ventura në Majami me familjen

Majami, 27 Korrik NOA - Në pritje të debutimit të saj në televizion (në sezonin e ardhshëm që do të transmetohet nga Sky, ku do të rikthehet në rolin e jurisë në emisionin X-Factor), Simona Ventura është duke shijuar disa ditë pushime në Majami nën shoqërinë e partnerit Gian Gerolamo Carraro dhe të vogëlushes Caterina, që tashmë prej kohësh është në kujdestarinë e saj.

Prezantuesja, e veshur me një kostum banje të zi, është kapur nga fotografët teksa luante së bashku me vajzën e saj në dallgët e detit të mrekullueshëm.

Nëse në jetën e saj private çdo gjë po shkon në mënyrën më të mirë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet në aspektin e saj profesional, ku duhet të presim deri në përfundim të sezonin veror.

r.b/NOA

KOMENTE