Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Malaj kundër Ramës: Kërkon lufton Berishën, sepse do të ndërtojë mbretëri të re
English

Malaj kundër Ramës: Kërkon lufton Berishën, sepse do të ndërtojë mbretëri të re

Durrës, 28 korrik 2011, NOA – Deputeti socialist Arben Malaj, njëherësh anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste ka shprehur pakënaqësi lidhur me situatën aktuale brenda partisë më rë madhe në opozitë. Gjatë një takimi me të rinj në Durrës mbi “Modernizimin e partive politike”, Malaj tha se vihet re plakja e demokracisё parlamentare, ku ёshtё rritur ndjeshёm agresiviteti publik dhe ёshtё shuar efikasiteti i Parlamentit nё shёrbim tё popullit.

Lidhur me situatën në Partine Socialiste, Malaj theksoi se, parimi i kufizimit tё mandatit politik tё çdo individi, do tё veprojё edhe pёr mandatet politike nё drejtimin dhe pёrbёrjen e institucioneve kushtetuese tё vendit, nё rastet kur ata mandatohen apo votohen nga Partia Socialiste.

“ Kjo ndihmon në përmirësimin e qeverisjes së vendit edhe pa ndryshuar kushtetutën, për aq kohë sa kjo pengohet nga forcat e tjera politike.

PS nuk duhet të mundë mbretërinë kryeministrore të Berishës për të ngritur një mbretëri të re. Një kryetar bashkie apo komune nuk mund të jetë njëkohësisht dhe kryetar partie”, ka deklaruar deputeti Malaj, sipas të cilit, përqëndrimi i pushtetit mund të kthehet në një kosto shtesë.

“Sfidat nuk përcaktohen nga reklamat mediatike të nje programi politik por nga menaxhimi i sukseshem i burimeve njerëzore”, tha Malaj gjatë takimit në Durrës.

“Partitë politike nuk duhen konsideruar si parti të kryetarëve, por forca të fuqishme politike për të mbrojtur interesat e vendit të tyre, interesat e anëtarëve dhe të mbështetesve të tyre, që perputhen me interesat e gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga përkatesite politike. Partitë politike nuk i bëjnë të dobishme disa rregulla thjesht disiplinore, por kontributet reale qëato i sjellin vendit të tyre në çdo mandat politik, si qeverisje e vendit apo si opozitë e keqqeverisjes së tij”, ka nënvizuar Malaj.

a.q/NOA

KOMENTE
  • Apostolis Kreka opozitari09:26 - 29 Korrik 2011
    ky arben malaj tere jeten do mbetet nj servil i poshter.po fshatari fshatar mbetet,ne e njofim se kush eshte ky sidomos ne populli i vlores.ne e njofim mire qe nga 97 manazherii firmave dhe ajduti i tyre.tashti na kerkon te behet kryetar partie,por evgjiti nuk behet kurre mbret.je njeriu me i felliqur qe ka nxjere vlora,ti nuk e meriton te jesh vlonjat
  • sotir Labi21:59 - 28 Korrik 2011
    Lamashet,kane qene dhe do mbeten LAMASH.Ajo PARTI qe ti i ke vene gure ne rota,te pruri aty ku je sot,se ndryshe neper fshatrat e Sevasterit do ishe ,aty ku dhe fillove. PS,nuk ka per te ber prokopi,po nuk perzuri QURASHET.Luftoe si "opozitar" salin,pa ta leron mire ai,ti mer gjitha ato qe ke vene,e te fute atje ku ai e di.