Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një fëmijë nga 3 në Itali me prindër emigrantë, shqiptarët të tretët në listë
English

Një fëmijë nga 3 në Itali me prindër emigrantë, shqiptarët të tretët në listë

Venecia, 28 korrik, NOA – Njëtre fëmijë që lindin së fundmi në Itali, ka gjithmonë të paktën një prind me origjinë të huaj.

Statistika konfirmohet nga zyra italiane e emigracionit në rajonin e Venetos në Itali, duke shtuar se një pjesë të konsiderueshme të kësaj kategorie zënë edhe fëmijët me prindër shqiptarë.

Edhe këtë vit, bashkësia më e gjerë është ajo e rumunëve me gati 100 mijë emigrantë të ligjshëm në të gjithë rajonin, e ndjekur nga marokenët me 56.000, shqiptarët me 42.000, moldavianët 29 mijë dhe kinezët 27 mijë.

Në fakt, sipas raportit në fjalë, në total në vitin 2010, ka rezultuar se një e pesta e fëmijëve të lindur në spitalet italiane është nga prindër emigrantë.

Por në muajt e parë të këtij viti, ky proporcion është shtuar edhe më shumë, duke kaluar në raportin e një të tretës.

"Ky është një fenomen që vazhdon të rritet mjaft, - thotë Anastasia Bruno, nga kjo zyrë, - dhe ezulton të jetë në përputhje të përkryer me pjesën tjetër të Evropës". Nga ana tjetër, numri i të huajve të të gjitha moshave në rajonin e Venetos është rritur me gati njëzet herë gjatë dy dekadave të fundit.

Nga vetëm në 30.000 të tillë në fillim të viteve ‘90, të huajt kanë ardhur duke u shtuar dhe mund të kalojnë shifrën prej 2 milionësh deri në vitin 2030.

Ndërkaq, sipas këtij raporti, fëmijët që ndjekin shkollat ​​e huaja janë tani 83.000, shifër kjo që përfaqëson 10 për qind të popullatës shkollore në të gjithë rajonin.

Pra, të huajt janë të integruar gjithnjë dhe shihet gjithnjë e më shumë se pavarësisht krizës, flukset nuk kanë çuar në ndonjë pengesë që emigrantët të gjejnë strehim në Veneto në shtëpi me qira ose të blera nga bashkatdhetarët e tyre.

n./NOA

KOMENTE