English

Basha: Bashkia nuk do përfshihet në konflikte

E premte, 29 korrik 2011, NOA- Në një intervistë dhënë për Zërin e Amerikës kryebashkiaku i ri i Tiranës Lulzim Basha, rrëfen prioritetet e qeverisjes së tij.

Që në fillim të fjalës ai ka listuar një sërë çështjesh që do të marrin jetë gjatë qeverisjes së tij.

Prioriteti për planin urbanistik, ka qenë njëri nga zotimet e kreut të bashkisë së Tiranës për të vijuar më tej me zgjerimin e hapësirës së gjelbër e cila sipas tij është e domosdoshme për qytetarët e metropolit.

Ai ka theksuar gjithashtu se për ndërtimet pa leje në kryeqytet nuk do të bëhet asgjë tjetër përveç respektimit të ligjit.

Basha nuk ka nguruar që ashtu sikurse këtë të mërkurë ti ftojë qytetarët në takim me të në bashki dhe të ndajnë së bashku shqetësimet, duke premtuar se ato do të gjejnë zgjidhje.

Ndër të tjera ai ka komentuar edhe vendimin për prishjen e Piramidës si dhe ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar, duke dhënë mendimin e tij pro ndërtimit të shtëpisë së re të ligjvënësve shqiptar.

Sakaq qytetari i parë i Tiranës ka thënë se pavarësisht prejardhjes së tij politike Bashkia e Tiranës nuk do të jetë pjesë e konflikteve të kësaj natyre.

Duke komentuar zgjedhjet e 8 majit ai i ka cilësuar ato si transparente duke përmendur më tej edhe vlerësimin pozitiv të ndërkombëtarëve dhënë për to.

a.y/NOA

KOMENTE