English

Blake Lively, njё hipi e çmendur

Kalifornia, 29 Korrik NOA - Blake Lively, e famshme për rolin e Serena van der Woodsen nё serialin televiziv “Gossip girl”, ёshtё fotografuar nё setin e xhirimeve tё “Savages” nё guidёn e njё Mini Cooper tё kuqe flakё.

Mё pas aktorja bukuroshe ёshtё parё tё konsultohej me regjisorin e filmit Oliver Stone.

Paraqitja e saj duhet thёnё se e bёnte aktoren njё hipi tё vёrtetё, pasi poshtё njё veshjeje tё gjelbёr shumё tё hapur mbante njё bikini me vija tё ngjyrave tё ndryshme.

Nё kastin e aktorёve tё filmit “Savages”, mund tё pёrmendim edhe yjet e “Pulp Fiction”, John Travolta dhe Uma Thurman.

r.b/NOA

KOMENTE