English

E. coli,vdes vajza 2 vjeçare, prindërit dhurojnë organet

E premte, 29 korrik 2011, NOA- Pak orë më parë vdiq një vogëlushe e moshës dy vjeçare nga Monselice e prekur në ditët e fundit nga bakteri vrasës Escherichia coli.

Gjendja e saj klinike pësoi rënie të enjten në darkë, pas një përkeqësimi të mëlçisë dhe të veshkave.

Ndërkaq pas miratimit të prindërve të saj, organet e vogëlushes u dhuruan.

Mjekët e Padovas nuk e kanë identifikuar ende llojin e bakterit vrasës, ndërsa po bëhen verifikimet për një përputhje të mundshme me atë në Gjermani i cili vrau 33 persona.

Përveçse në qendrën e mikrobiologjisë në Padova, disa mostrat biologjike janë dërguar drejt spitalit të Romës. Dy fëmijë të tjerë të prekur nga bakteri me E. Coli por të ardhur nga zona të tjera, ishin shtruar në spital në Pediatri, por tashmë dhe janë shëruar dhe kanë shkuar në shtëpi.

a.y/NOA

KOMENTE