Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
E nëse është shampoja që ju shëndosh?
English

E nëse është shampoja që ju shëndosh?

SHBA, 29 korrik, NOA- Shumë prej jush problemin e peshës e shohin të fshehur në kuzhinë, por ai mund të ndodhet dhe në banjë. Këtu mund të fshihet një armik që mund të kontribuojë në problemet e peshës: bëhet fjalë për të ashtuquajturat “kalori kimike” që ndodhen në produktet e bukurisë, shampot, kremrat e bukurisë, për të përfunduar të sapuni dhe deodoranti, por edhe te pastruesit shtëpiakë.

Për ekspertët në "Mount Sinai Medical Center" Nju Jork gjithë faji është i flalatëve, komponentë kimikë të pranishëm në 70% të produkteve kozmetike, por edhe në detergjentet e shtëpisë e që lidhen ngushtë me mbipeshën dhe pabarazitë në nivelin e hormoneve.

Duke analizuar urinën e disa djemve dhe vajzave, mjekët kanë matur ekspozimin e ftalatit.

"Vajzat që ishin mbipeshë kishin një nivel më të lartë të ftalatit në urinë", shpjegon Dr Philip Landrigan, një autor i studimit.

Së bashku me këtë substancë në produktet kozmetike është gjithashtu bisfenoli, një tjetër aditiv kimik i akuzuar për sjelljen e “kalorive kimike" në organizëm.

Ekspertët shkojnë më larg duke thënë se nga përdorimi i këtyre produkteve po rritet gjithnjë e më shumë obesiteti te fëmijët.

Këto substanca absorbohen nga trupi duke shkaktuar një përçarje të sistemit endokrin, duke dëmtuar gjëndrat dhe hormonet.

Shumë studime kanë paralajmëruar tashmë për rrezikun e ftalatit dhe bisfenolit, lidhur me sterilitetin mashkullor. Ato janë gjithashtu një faktor i mundshëm në zvogëlimin e sasisë së spermës te adoleshentët dhe fillimin e pubertitetit te vajzat.

Çfarë duhet të bëni? Mjekët këshillojnë shmangien e këtyre "kalorive kimike" duke zgjedhur produktet kozmetike që nuk përmbajnë substancat e mësipërme ose që përmbajnë një përqindje të ulët të aditivëve kimikë.

a.e./NOA

KOMENTE