Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greva në Bulqizë, bashkëshortet e minatorëve kërkojnë të futen nën tokë
English

Greva në Bulqizë, bashkëshortet e minatorëve kërkojnë të futen nën tokë

Bulqizë, 29 korrik 2011, NOA – Në ditën e 5-të të grevës së urisë minatorët e Bulqizës janë mbështetur edhe nga bashkëshortet e tyre.

Siç raportohet nga miniera, gratë e minatorëve grevistë janë regjistruar për të hyrë në grevën e urisë.

10 minatorët në gjendje të rënduar shëndetësore vazhdojnë të qëndrojnë të ngujuar 1400 metra nën tokë. Ditën e djeshme njëri prej minatorëve Mirdash Neziri është dërguar pa ndjenja në spital, ndërsa shumica prej tyre paraqesin një gjendje të rënduar, si pasojë e lagështirës dhe dioksidit të karbonit në ajer. Dje ata ndryshuan dy prej kërkesave të tyre, duke kërkuar rritje në masën 40% të pagës, si dhe largimin e drejtorit të Bulqizës Medat Zogu. Drejtori për Shqipërinë i kompanisë së shfrytëzimit të kromit, Giga Bedineishvilli, tha se oferta e kompanisë për rritjen e pagave u bllokua menjëherë nga krerët e sindikatës. Ai akuzoi sindikatat në Bulqizë se veprojnë në mënyrë kriminale. “Ata bastisën zyrat tona në minierë, thyen derën dhe nxorrën punonjësit tanë jashtë. Thyen kompjuterat dhe gjithshka tjetër dhe tani aty mund të hyjë kushdo. Kjo është e pabesueshme, policia duhet të ndërhyjë e të arrestojë kriminelët”, tha Bedineishvilli.

a.q/NOA

KOMENTE