English

MTKRS dhe EUFT, projekt mbi sipërmarrjet turistike (VIDEO)

Zyra e Shërbimit Turistik (ZSHT) është një nga fituesit e projektit IPA Adriatica, një projekt që është së bashku me 9 komuna të tjera në Shqipëri, Mal të Zi, Itali dhe Greqi. Projekti realizohet së bashku me: Bashkia Latiano në Itali; Bashkia Nardò; Minibashkia Nr. 8 në Tiranë; Bashkia Durrës; Bashkia Korfuz (Kerkyra) në Greqi; Bashkia Igumenicë (Prefektura e Thesprotisë, Epir në Greqi); IGEAM). Është një projekt që ka të bëjë me zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe ai po realizohet në bashkëpunim me Universitetin Evropian për Turizmin. Qëllimi i parë i projektit është zhvillimi i qëndrueshëm. Risia e këtij projekti është se për herë të parë do të bëhet i mundur krijimi i një data base turistike, me të gjitha sipërmarrjet turistike që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri. Kjo data base ndahet në dy pjesë; në të parën janë të dhënat e saj sasiore dhe në të dytën janë të dhënat e saj cilësore. Për të dhënat sasiore ZSHT ka disa muaj që ka nisur punën. Do të kemi data base të saktë dhe për agjencinë e turizmit dhe për çdo shërbim tjetrër turistik në gjithë vendin. Për herë të parë do të jetë dhe pjesa cilësore e kësaj data baze, ku me anë të pyetësorëve, që prezanton profesor Messina do të kemi një renditje të gjithë subjekteve turistike në vend.

212

KOMENTE