Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Norvegji, lamtumira për 76 viktimat e përbindëshit Breivik
English

Norvegji, lamtumira për 76 viktimat e përbindëshit Breivik

Oslo, 29 korrik 2011, NOA – Një javë pas masakrës në Oslo dhe ishullin Utoya norvegjezët kanë mbajtur ceremoni solemne për 76 viktimat.

"Sot mbushet një javë qëkur Norvegjia u godit nga e keqja," tha kryeministri Jens Stoltenberg në një shërbesë përkujtimore në "Shtëpinë e Popullit" në sallën e kuvendit.

"Ne duhet të jetojmë me 22 korrikun dhe së bashku ne do ta bëjmë atë," tha ai nga një foltore stolisur me trëndafila të kuq, simbol i partisë së tij laburiste. Stoltenberg ka kërkuar nga populli i tij të tregojë unitetit në përballimin e pasojave të 2 sulmeve vdekjeprurëse në kohë paqeje, një shpërthim bombe në Oslo dhe një tërbim të shtënash në një kamp rinor në Utoya. Agjencia norvegjeze e lajmeve NTB tha se i dyshuari Anders Behring Breivik është transportuar në selinë e policisë në Oslo për një seancë të marrjes në pyetje. Hetuesit besojnë se 32-vjeçari norvegjez ka vepruar i vetëm, pas disa vitesh të planifikimit të përpiktë. Deri më tani nuk është gjetur asnjë fakt për të mbështetur pretendimet e tij se ai është pjesë e një rrjeti anti-musliman militantesh, i cili kishte planifikuar një seri sulmesh nëpër Evropë. Policia e ka akuzuar Breivik për terrorizëm, çka parashikon një dënim prej 21 vjetësh burg, ndërsa nuk përjashtohet mundësia dhe e akuzave individuale për çdo viktimë të 22 korrikut.

a.q/NOA

KOMENTE