Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Udhëzim i posaçëm për plotësimin e Formularit A2
English

Udhëzim i posaçëm për plotësimin e Formularit A2

Informacioni i mëposhtëm ofrohet për lexuesit e agjencisë së lajmeve NOA, nga Arben Fagu,

drejtor i Drejtorisë së Pranimeve të Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Që në fillim vjen këshilla: Kujdes gjatë plotësimit. ky formular lexohet me skanim.

I. TË PËRGJITHSHME

1. Përcaktimi i fituesve ndërmjet maturantëve kandidatë për studime në institucionet e arsimit të lartë publik, sipas parimit Meritë – Preferencë, bëhet si më poshtë vijon:

i. Parimi i meritës përcaktohet sipas pikëve të grumbulluara në bazë të rezultateve të shkollës së mesme, të provimeve të Maturës Shtetërore(të detyruara dhe me zgjedhje) dhe për programe studimi të caktuara të cilat u nënshtrohen konkurseve, rezultatet e tyre . Përveç këtyre merren në konsideratë dhe plotësimi të kritereve të veçanta, të vendosura nga institucionet e arsimit të lartë dhe të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

ii. Parimi i preferencës përcaktohet nga vullneti i kandidatëve, i shprehur nëpërmjet jo më shumë se 10 preferencave të zgjedhura prej tyre.

2. Vemë në dukje se ndodh shpesh që maturanti kandidat mund të arrijë nivelin e fituesit në disa programe studimi të përzgjedhura prej tij, por theksojmë se ai shpallet fitues në preferencën më të lartë (të sipërme) të këtij grupi. Kjo është arsyeja që në plotësimin e formularit A2 është shumë e rëndësishme jo vetëm përzgjedhja e programeve të studimit (preferencat) por dhe renditja e tyre prioritare. 3. Të gjitha programet e studimit të Universitetit të Arteve dhe të Universitetit të Sporteve të Tiranës, programet "Arkitekturë (Arkitekt)" dhe “Arkitekturë(Urbanist)” të Universitetit Politeknik të Tiranës, programet "Edukim Fizik dhe Sporte" dhe “Pikturë-Grafikë” të Universitetit "Luigj Gurakuqi" Shkodër, programi i studimit "Edukim Fizik dhe Sporte" të Universitetit "Aleksandër Xhuvani" Elbasan, programet e studimit të Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, u nënshtrohen konkurseve të pranimit, të organizuar nga këto Institucione Publike të Arsimit të Lartë.

Konkursi për programet e studimit të FASTIP (Universiteti i Durrësit) zhvillohet për njohuritë në gjuhën angleze.

Për këto programe studimi në procesin e llogaritjes së pikëve të maturantit kandidat merren parasysh dhe rezultatet e konkurseve të pranimit.

4. Për të fituar të drejtën e pranimit në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik të Shqipërisë, çdo maturant që kërkon të vazhdojë studimet e larta, duhet të plotësojë Formularin A2, origjinal. 5. Formulari A2 është i personalizuar për secilin maturant dhe prodhohet duke u mbështetur në të dhënat që ai ka plotësuar në Formularin A1 ose A1Z. Ky informacion merret nga baza e të dhënave të Maturës Shtetërore 2011 që ruhet në Agjencinë Kombëtare të Provimeve (AKP). 6. Për të marrë Formularin A2, maturanti duhet të ketë kryer pagesën prej 2000 lekësh në një bankë të nivelit të dytë dhe të paraqesë faturën e pagesës së kryer. Faturat dorëzohen nga shkollat në Dar/Za dhe administrohen nga Dar/Za-të. 7. Formulari A2, do të shpërndahet në çdo shkollë nga DAR/ZA-të përgjegjëse. 8. Përpara se Formulari A2 t’i jepet maturantit, do të plotësohet me përgjegjësi dhe pa korigjime NOTA MESATARE e shkollës së mesme nga mësuesi kujdestar. (shpjegimet jipen më poshtë Pika 2). 9. Formulari A2 do t’i jepet maturantit, duke i mbajtur faturën e pagesës së kryer.

10. Formulari A2, në pjesën e prapme përmban disa udhëzime të shkurtëra të cilat duhen lexuar domosdoshmërisht nga maturanti përpara se të plotësojë preferencat. Në fund janë vendet ku do të firmosen nga nxënësi, mësuesi kujdestar dhe drejtori i shkollës pasi të kenë shkruar emër dhe mbiemër. Çdo formular vuloset me vulën e shkollës. Mësuesi kujdestar dhe Drejtori i shkollës mbajnë përgjegjësi për formularët e shpërndarë dhe të grumbulluar pas plotësimit, pasi janë kopje të vetme të prodhuar për çdo maturant kandidat.

11. Për evidentimin e tërheqjes së Formularit A2 nga maturanti dhe dorëzimin te mësuesi pas plotësimit me programet e studimit të preferuara, do të shërbejë një tabelë që shoqëron Formularin A2 (shpjegimet më poshtë Pika 6).

12. Ky formular, mund dhe duhet të fotokopjohet nga nxënësit, për t’u ushtruar në plotësimin e saktë të tij, por do të dorëzohet origjinali i plotësuar, pasi fotokopja është e pavlefshme. Leximi i formularit do të bëhet në mënyrë elektronike.

13. Është e këshillueshme që maturanti ta ruajë dhe një fotokopje të formularit të tij të plotësuar dhe firmosur.

14. Maturantë: Kujdes në plotësimin e saktë të Formularit A2. Studjojeni, konsultohuni, provoni në fotokopje dhe vetëm pasi të jeni të bindur, plotësoni origjinalin. Ju do të shpalleni fitues vetëm në një program studimi dhe programin e studimit tuaj të preferuar e përcaktoni me plotësimin e saktë të Formularit A2. Lexojini me kujdes këto udhëzime.

II. SHPJEGIME PËR PLOTËSIMIN E FORMULARIT A2

ELEMENTË PERSONALIZUES TË FORMULARIT A2

Formulari A2 do të prodhohet i personalizuar për secilin maturant të Republikës, që ka plotësuar Formularin A1 ose A1Z dhe për rrjedhojë figuron në bazën e të dhënave të AKP. Të dhënat për nxënësit merren nga DAR/ZA-të, të cilët i plotësojnë mbështetur në Formularët A1 ose A1Z të plotësuara nga vetë maturantët.

Në krye të Formularit A2, është titulli “Pranimet 2011 në Arsimin e Lartë përmes parimit Meritë Preferencë”.

Më poshtë renditen rrethi, qyteti ose fshati, dhe në të djathtë ID e maturantit. Më poshtë emri i shkollës, dhe më pas në pjesën e majtë vendoset Emri, Atësia dhe Mbiemri i maturantit si dhe datëlindja e tij.

Ky konceptim tregon që askush nuk mund të marrë një Formular A2, që nuk i përket atij.

2. NOTA MESATARE :

(Plotësohet në mënyrë të detyrueshme nga MËSUESI KUJDESTAR)

Poshtë emrit të maturantit është përcaktuar zona ku do të shenohet Nota Mesatare, e cila duhet plotësuar me shifra dhe me fjalë. Me kujdes dhe përgjegjësi mësuesi plotëson kutitë me shifra arabe. Shifrat duhet të jenë të qarta, pa korigjime dhe me stilolaps me ngjyrë të zezë. Vetëm në rastin e notës 10.00 mbushen të katër kutitë. Në të gjitha rastet e tjera, nota fillon në kutinë e dytë. P.sh. 6.53 : Shifra 6 shkruhet në kutinë e dytë, kutija e parë mbetet bosh dhe pas pikës shkruhen shifrat 5 dhe 3 në kutitë pasardhëse. Dy kutitë e pjesës dhjetore mbushen detyrimisht, p.sh. nëse nota mesatare është 7, do të shkruhet 7.00; nëse nota mesatare është 8.2, do të shkruhet 8.20. Pasi plotësohen kutitë me shifra, më poshtë, në kutinë para pikës shkruhet me fjalë pjesa e plotë e notës së mësipërme si p.sh.: dhjetë, shtatë, tetë dhe në kutinë pas pikës shkruhet me fjalë pjesa dhjetore e notës mesatare. Shkrimi duhet të jetë i qartë, i lexueshëm dhe me gërma të mëdha (kapitale). Kujdes! Nota mesatare është nota e të katër ose pesë viteve të studimit të shkollës së mesme. Për nxënësit që kanë mbaruar shkollën e mesme në vitet e kaluara (2006, 2007, 2008, 2009 ose 2010), do të merret nota mesatare e shënuar në dëftesën e pjekurisë. Për nxënësit që kanë mbaruar para vitit 2006, do të nxirret nota mesatare e katër ose pesë viteve të studimit nga amza e shkollës. Në këtë përllogaritje nuk do të merren parasysh notat e provimeve të Maturës Shtetërore. Në shkolla, janë dëftesat ose diplomat origjinale për ata që kanë plotësuar Formularin A1 ose A1Z, të cilat do të shërbejnë për evidentimin e notës mesatare. Nxënësi duhet të vihet në dijeni për notën mesatare që do të vendoset në Formularin A2 të tij.

PROGRAMET E STUDIMIT NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË PUBLIK TË SHQIPËRISË.

3. LISTA E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË ME KOHË TË PLOTË NË VITIN AKADEMIK 2011-2012

Lista e programeve të studimit të ciklit të parë me kohë të plotë në vitin akademik 2011-2012 zë pjesën më të madhe të Formularit A2. Maturantët duhet ta lexojnë me shumë kujdes këtë listë, për të gjetur programet e studimit që preferojnë. Për secilin Universitet Publik të Shqipërisë janë renditur të gjitha programet e studimit. Përpara secilit prej programeve të studimit, ka një numur me 3 shifra, që përfaqëson kodin e atij programi studimi si dhe një kuadrat bosh majtas tij. Duke ndjekur me kujdes listën e programeve të studimit, së pari ndaloni në Universitetin ku dëshironi të ndiqni studimet. Lexoni me kujdes programet e studimit të atij Universiteti dhe për një program studimi që preferoni, mbani shënim kodin e programit të studimit dhe emërtimin e tij, p.sh në Universitetin e Tiranës: 011 Kimi Ushqimore. Po brenda të njëjtit Universitet mbani shënim kodin dhe emërtimin e programeve të studimeve të tjera të preferuara, p.sh. 026 Punë Sociale, e kështu me radhë. Mund të mbani shënim kodin dhe emërtimin e programeve të studimit që preferoni në cilindo Universitet Publik, p.sh. në Universitetin Politeknik të Tiranës 072 Inxhinieri Mjedisi. Këto informacione janë të nevojshëm për të gjithë ata kandidatë maturantë që preferojnë këto programe studimi, sepse secili përzgjedhjen e bën sipas preferencave dhe përllogaritjeve të tija. Kujdes: Gjatë plotësimit të formularit A2 shikoni me kujdes secilin program studimi sepse për Universitete të ndryshme, për disa nga programet e studimit shënohen në kllapa filialet e qyteteve në të cilat këto programe studimi zhvillohen, si edhe kohëzgjatja e studimeve për programe të caktuara. Për mënyrën e përzgjedhjes së programeve të studimit, janë dhënë udhëzime të vazhdueshme në kuadër të Këshillimit të Karrierës nga MASH dhe AKP, është shkruar në gazetën “Mësuesi”, janë bërë publikime në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nga AKP. Përpiquni të masni forcat tuaja dhe të zgjidhni programe studimi ku keni probabilitet më të madh të fitoni. Kjo realizohet duke krahasuar pikët tuaja të grumbulluara me pikët e fituesit të fundit në 3-4 vitet paraardhëse për secilin program studimi të përzgjedhur nga ana juaj. Pikët e fituesit të fundit për të gjitha programet e studimit mund t’i gjeni të publikuara në faqen zyrtare të internetit të MASH-it dhe për t’ju krijuar lehtësi po ja bashkëngjisim edhe këtij udhëzimi. Gjatë plotësimit të Formularit A2, keni të drejtë të përzgjidhni deri në 10 programe studimi të preferuara të renditura sipas preferencës tuaj. Këto 10 ose më pak programe studimi përzgjidhen sipas procedurës së më poshtme. Vemë në dukje se plotësimi i të gjitha preferencave nuk është i domosdoshëm (pra maturanti, nëse dëshiron, mund të plotësojë më pak se 10 preferenca). Kujdes: Në përcaktimin e preferencave tuaja secili program studimi i përzgjedhur duhet të jetë i parapëlqyeshëm por dhe i mundshëm për t’u ndjekur nga ana juaj.

4. PREFERENCAT

Para se të plotësoni preferencat, konsultohuni me familjen, diskutoni me të afërmit dhe nga lista që formuat me shënimet që mbajtët më sipër, formoni një listë ku programet e studimit i rendisni sipas prioritetit të preferencave. I pari duhet të jetë programi i studimit që preferoni më shumë, i dyti ai që preferoni nëse nuk do të fitoni në Preferencën e parë e kështu me radhë. Preferenca më e lartë është Preferenca 1. Kjo gjë duhet bërë për shkak se, mbi bazë të preferencave dhe renditjes së tyre, do të shpallen fituesit për secilin program studimi. Kontrollohet Preferenca 1, nëse aty jeni fitues, aty shpalleni si i tillë dhe mund të rregjistroheni në degën përkatëse. Nëse nuk jeni fitues në Preferencën 1, kontrollohet Preferenca 2 e kështu me radhë deri në preferencën e fundit. Shpalleni fitues në Preferencën më të lartë në të cilën keni grumbulluar pikët e nevojshme (kjo preferencë mund të jetë sipas rastit preferenca e parë, e dytë, e tretë e kështu me radhë). Fitues jeni vetëm në një program studimi, në atë të preferencës më të lartë edhe sikur të keni pikët e mjaftueshme dhe me renditje të kënaqshme për preferenca të tjera. Procesi i përllogaritjeve nga AKP është plotësisht transparent. Për çdo program studimi do të shpallet lista e kandidatëve të renditur sipas pikëve të fituara. Në këtë listë evidentohen dhe fituesit. Një kandidat, mund ta shohë veten brenda listës së fituesve, në disa programe studimi, por ai do të jetë fitues vetëm në atë program studimi që i takon preferencës së tij më të lartë në këtë grup preferencash. Pasi të keni vendosur renditjen e programeve të studimit sipas preferencave, nga 1 në 10, vetëm atëherë jeni të gatshëm për të plotësuar Formularin A2.

5. ZGJEDHJA E PREFERENCAVE

Në të djathtë lart të formularit A2, ndodhen 10 treshe kuadratesh me numrat rendorë përkatës (në të majtë) nga 1 deri në 10. Këta numra rendorë përfaqësojnë numrin e preferencës. Gjatë plotësimit të këtyre kuadrateve duhet shumë kujdes sepse operatorët këto të dhëna fusin në sistemin informatik.

Siç shihet, për secilën preferencë ka 3 (tre) kuti. Në çdo kuti shënohet një shifër e qartë dhe pa korigjime. Numri i formuar, përfaqëson kodin e programit të studimit që keni zgjedhur për atë preferencë. P.sh. në kutinë me Nr. 1 është shkruar shifra 013. Kjo do të thotë që programi i studimit me preferencë të parë (më të lartën) është Inxhinieri Matematike dhe Informatike në Universitetin e Tiranës. Pasi plotësohen kutitë e të dhjetë preferencave me shifra, do të plotësojmë kutitë para emërtimeve të programeve të studimit me shifrën përkatëse të preferencës. Shifra duhet të jetë e shkruar qartë dhe me stilolaps me ngjyrë të zezë. Nëse në preferencën 1 (në krah të Nr. 1) kemi shkruar 013, do të shkojmë në listën e programeve të studimit dhe do të gjejmë programin e studimit me kod 013. Në kutizën para këtij programi studimi, do të shënojmë numrin 1. Pra në listën e programeve të studimit, numri në kutinë përpara tregon renditjen e preferencës dhe në tabelën e preferencave (lart dhe djathtas) pasqyrohen kodet e programeve të studimit sipas renditjes preferenciale. Përputhja midis tyre duhet të jetë e plotë. Në listën e programeve të studimit, nuk mund të ketë më shumë se dhjetë kuti të plotësuara me shifrat nga 1 deri në 10. Kuptohet që të gjithë kutitë e tjera do të jenë bosh. Vazhdojmë me preferencat e tjera. Në figurë jepet shembulli i mbushjes së preferencave 1, 2 dhe 3, që janë përkatësisht 013 –Inxhinieri Matematike dhe Informatike në Universitetin e Tiranës; 003 –Gjuhë Letërsi në Universitetin e Tiranës, 001 –Histori në Universitetin e Tiranës, e kështu me radhë mbushen dhjetë ose më pak preferencat tuaja. Ja si do të jenë të plotësuara kutitë para programeve të studimit përkatës (Figura djathtas). Është e detyrueshme që të mbushen të 10 kutitë e Preferencave, ndryshe Formulari quhet i pavlefshëm. Në rastet kur keni zgjedhur më pak se 10 programe studimi të preferuara, kutitë e tjera të Tabelës së Preferencave (lart dhe djathtas) mbushen detyrimisht me shifrën 000. Rekomandojmë të mos humbni mundësi, zgjidhni dhjetë programe studimi. Kujdes, maturantët kandidatë që parapëlqejnë më shumë programet e studimeve që parashikojnë konkurs si Arte, Sporte, Arkitekturë, FASTIP, etj dhe vendosin t’u nënshtrohen konkurseve përkatëse të pranimit, në preferencat e tyre, këto programe duhet t’i rreshtojnë në krye të listës se përndryshe rrezikojnë të humbasin shansin e tyre për t’u shpallur fitues në këto degë.

6. DORËZIMI I FORMULARIT A2

Për secilën shkollë, Formulari A2 është shoqëruar me një tabelë, ku në krah të çdo ID është regjistruar emri, atësia dhe mbiemri i nxënësit, klasa si dhe dy kolona. Nxënësi firmos kur merr Formularin A2 dhe mësuesi firmos kur merr nga nxënësi Formularin A2, të plotësuar pa gabime dhe korigjime. Tabela origjinale, e plotësuar në këtë mënyrë, dorëzohet bashkë me Formularët A2 të plotësuar në DAR/ZA të cilat më pas i përcjellin zyrtarisht në Drejtorinë e Pranimeve të AKP. Fotokopja e tabelës ruhet në shkollë. Nxënësit duhet të fotokopjojnë Formularin A2 të plotësuar dhe ta ruajnë për çdo kërkesë që mund t’i dalë në të ardhmen.

7. SHËNIME

Gjatë plotësimit të tabelës, do të vihet re që për disa nxënës nuk është prodhuar Formulari A2. Kjo për arsye se maturanti nuk ka kaluar klasën, rezulton ngelës në të paktën njërin nga provimet e detyruara dhe me zgjedhje ose nuk ka të plotësuar me notë kaluese në bazën e të dhënave provimet e detyruara D1, D2, Z1 dhe Z2. Formularët A2, të paplotësuar nga maturantët, me procesverbal do të përcillen zyrtarisht në AKP nga DAR/ZA-të.

KOMENTE