English

Elton John vazhdon në prodhimin e filmave të animuar

Nju Jork, 30 Korrik NOA - Pas suksesit të fituar me “Gnomeo dhe Giulietta”, një këndvështrim në aspektin e komedisë e tragjedisë së Shakespeare, Elton John së bashku me shoqërinë e tij, Rocket Pictures ka vendosur të paraqesë një tjetër film të animuar për familjet.

Kelly Asbury, tashmë regjisore dhe e filmit “Gnomeo dhe Giulietta” do të sjellë në ekranin e madh Will Gallows, një kauboj të ri që është në kërkim të drejtësisë në një tokë fantastiko-shkencore.

Një histori kjo e krijuar nga një shkrimtar irlandez i veriut që mban emrin e Derek Keilty.

r.b/NOA

KOMENTE