English

Një gjumë i ndërprerë dhe me pauza dëmton trurin

SHBA, 30 Korrik NOA - Të braktisesh plotësisht në valët e gjumit jo për të gjithë është diçka e lehtë, por janë të shumta rreziqet që kanosen si pasojë e mungesës së plotë të gjumit.

Në rast se orët e gjumit janë të pakta, të kryera keq ose aspak rezistente, pasojat nuk janë vetëm fizike apo psikologjike, pasi edhe truri pëson një dëmtim në lidhje me kapacitet e tij, si memoria apo marrja e informacionit.

Faktikisht, në rast se humbasim orët e gjumit truri mund të dëmtohet, ndërsa në rast se flemë gjatë memoria jonë mund të përmirësohet. Një studim i publikuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Science (PNAS)”, i fundit i një serie të gjatë hetimi në lidhje me gjumin dhe memorien, tregon edhe një herë tjetër, se sa ndikon gjumi i plotë në një shëndet të mirë.

Në veçanti, në rast se gjumi ynë është i keq dhe vazhdon të ketë ndërprerje mund të na privojë një memorie të mirë apo një përqendrim, duke reduktuar në mënyrë drastike kapacitetin e mësimit të gjërave të reja.

r.b/NOA

KOMENTE