English

Tepër photoshop, ndalohet spoti i Julia Roberts (FOTO)

E shtunë, 30 korrik 2011, NOA- Në kohën e Photoshopit të pakta janë produktet që njerëzit duhet tu besojnë, pavarësisht reklamimit të tyre dhe ky fakt është konfirmuar nga një spot publicitar i aktores Julia Roberts.

Ka qenë pikërisht puna e bërë me Photoshop ndaj aktores, ajo që ka bërë që autoriteti përkatës britanik të ndalojë dy spote publicitare të prodhuara nga kolosi francez i kozmetikës L'Oreal, të cilat nxjerrin Roberts dhe modelen Christy Turlington, 41 vjeçe, ku sipas tyre të dyja imazhet janë ribërë nga e para nga puna e photoshop.

Në spotin e parë, Julia Roberts imazhi i Lancome reklamon një fondatinë natyrale, e cila reflekton dritë në gjendje për të krijuar imazhin e një lëkure perfekte.

Ndërsa në spotin tjetër supermodelja amerikane Turlington ka të vendosur në lëkurë fondatinë kundër moshës që i përket markës Maybelline në pronësi të L'Oreal.

Pavarësisht kësaj, ka pasur dhe nga ata që nuk kanë rënë pre e këtij mashtrimi siç është për shembull rasti deputetes liberale Jo Swinson, e cila ka lajmëruar l'Advertising Standards Authority (Asa), që ka në kompetencë publicitetin britanik, duke mbështetur faktin se fotot e publikuara nëpër gazeta nuk përputheshin me rezultatin që produkti ishte në gjendje të jepte dhe se imazhet ishin manipuluar pa diskutim.

Nga ana e L'Oreal është pranuar se imazhi i publicitetit i është nënshtruar teknikave të post-produksionit për ta bërë lëkurën të njëtrajtshme, për të pastruar grimin si dhe për të hequr hije të ndryshme rreth syve apo buzëve të yjeve të zgjedhura si imazhe të reklamës.

a.y/NOA

KOMENTE