Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Del raporti i komisionit hetimor: Pse u rrëzua avioni i ish-presidentit polak, Kazinski
English

Del raporti i komisionit hetimor: Pse u rrëzua avioni i ish-presidentit polak, Kazinski

Varshavë, 31 korrik, NOA – Komiteti i Hetimit mbi tragjedinë e Smolenskit, i cili i mori jetën ish-presidentit të Polonisë, Lech Kazinski dhe 94 personave të tjerë që udhëtonin me të në bordin e avionit, ka dalë përfundimin se pilotët nuk kanë qenë të përgatitur siç duhet për fluturim, ndaj edhe ndodhi aksidenti fatal.

Lajmi është botuar nga mediat ruse, të cilat e kanë ndjekur në vazhdimësi këtë ngjarje, meqë ndodhi në territorin e vendit të tyre dhe kanë pohuar se Komiteti në fjalë ka botuar një raport të 34 ekspertëve prej 380 faqesh.

Sipas këtij raporti, arsyeja kryesore që shkaktoi aksidentin ishte vendimi për të mos devijuar avionin në aeroport me dukshmëri të mirë dhe një tjetër, kushtet e këqija të motit. Kjo do të thotë se sa nën presionin ka qenë ekuipazhi për të vendosur se ku do të zbriste në ato kushte. Gjithashtu, dukej se përgatitjet për fluturim ishin të pamjaftueshme.

Maciej Lasek, një anëtar i Komitetit të Hetimit, u tha gazetarëve se "ka pasur mangësi serioze në Organizatën e njësisë së Forcave Ajrore Përgjegjës për fluturime VIP 36. Pilotët kanë qenë pa përvojë dhe nuk kanë patur trajnim të mjaftueshëm”.

Ndërkaq, përgjegjësia bie mbi ministrinë e Mbrojtjes, e cila në fakt është përgjegjëse për fluturime të qeverisë. Kjo është arsyeja pse ministri polak i Mbrojtjes, Klich Had, dha dorëheqjen dhe Donald Tusk, kryeministri polak, e pranoi atë.

Natyrisht, Klich nuk do të jetë i vetmi ushtarak i lartë që largohet, ndërsa të tjerë do të pasojnë. Komiteti ka rindërtuar të gjitha minutat e fundit të fluturimit, ndërsa anëtari i tij Yedinak Veslav, u shpreh se

"gabimi kryesor i ekuipazhit është se nuk kishte koordinuar si duhet veprimet e tij".

Megjithatë, Polonia fajësoi Rusinë për gjëra të caktuara, duke thënë se aeroporti i Smolenskit kishte pajisjet jo të duhura dhe ndriçimin e pamjaftueshëm, si edhe kushte të dobëta mirëmbajtje.

Ndërkaq, hetimet e tjera që janë bërë në kuadër të aksidentit tragjik të Smolenskit në prill të vitit të kaluar, nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Polonisë dhe Dhoma e Lartë e Kontrollit, kanë nxjerrë edhe emra individësh të veçantë që janë fajtorë të rrëzimit.

Por megjithëse mediat thonë se lista ekziston, ajo rezulton e klasifikuar.

Nga ana e tij, kryeministri polak Tusk duket se nuk ka dyshime duke thënë se ai është kënaqur me punën hetimore të bërë deri tani, duke shpresuar që do të sigurojë marrëdhënie të mira ruso-polake.

n.e/NOA

KOMENTE