Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Masakër në Siri, rreth 100 viktima në prag të muajit të Ramazanit
English

Masakër në Siri, rreth 100 viktima në prag të muajit të Ramazanit

E diel, 31 korrik 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- “Këtu është masakër, duhet ndaluar, ka më shumë se 100 të vdekur”. Një dëshmitar tregon se në qytetin sirian të quajtur Hama tmerrin pas sulmit të makinave të armatosura të ushtrisë që nga mëngjesi po qëllojnë mbi turmën.

Qyteti është në kaos dhe i tmerruar dhe sipas po këtij dëshmitari në radhët e viktimave ka edhe gra dhe fëmijë.

Tanket në mesin e forcave të sigurisë kanë hyrë në veprim me synimin për të shtypur protestën në prag të Ramazanit.

Ndërsa sipas dëshmitarit thuhen 100 viktima sipas CNN flitet për 61 të tillë, ndërsa në media të tjera thuhet se numri i të vdekurve shkon rreth 50.

Ndërkaq mësohet se goditjet me armë vijojnë në mënyrë të përsëritur që nga ora 06.00 e mëngjesit.

Theksohet se me këtë lëvizje Assad dëshiron të shtypë revoltën e nisur në mars, një taktikë e nisur ne tanke dhe me armë, tipike e ushtarakëve në operacione represive.

Ndërsa sipas dëshmisë së një mjeku, rreth 20 trupa të pajetë i ka prekur ai me dorë.

“Makinat e armatosura, ushtarë me mitrolozë dhe armë po qëllojnë nga të katra drejtimet në radhët e banorëve të zonës”, tregon një dëshmitar në vendngjarje.

Qyteti simbol i revoltës

Hama është mbi të gjitha qyteti simbol i luftës kundër regjimit në Siri që prej vitit 1982, gjatë revolte të nisur nga lëvizjet e myslimanëve kundër presidentit të atëhershëm Hafez al-Assad, babi i Bashar, babai i të cilit provokoi rreth 200 mijë të vdekur.

a.y/NOA

KOMENTE