English

Mbytet anija në Moskë, vdesin 5 persona

Moskë, 31 korrik 2011, NOA- Së paku 5 persona gjetën vdekjen pas mbytjes së një anije-krociere në Moskë, në lumin që kalon në qytet.

Ky lajm u bë i ditur nga Ministria e Emergjencave në Rusi.

“Trupat e pajetë të pesë pasagjerëve u nxorrën nga uji”, thuhet në njoftimin e ministrisë, sipas së cilës theksohet se në bordin e saj ishin 17 persona së bashku me pasagjerët dhe ekuipazhin.

a.y/NOA

KOMENTE