English

Ngjarje shokuese në Lezhë, babai vret djalin 15-vjeçar

Lezhë, 31 korrik, NOA – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në rrethin e Lezhës. Babai ka ekzekutuar më armë zjarrin djalin e tij 15-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Torovicë të Komunës Balldre të Lezhës. Ndue Nik Stomiçi, 43 vjeç ka qëlluar me armë zjarri djalin e tij Nikolin Stomiçi, 15 vjeç. Detajet e ngjarjes ende nuk janë bërë ende të ditura. Mësohet se vrasja ka ndodhur rreth orës 04:05 të mëngjesit të sotëm, në banesën e Ndue Nik Stomiçi. 43-vjeçari, i cili është autor i vrasjes dhe pritet që dëshmia e tij të zbardh dhe motivet që e kanë çuar në vrasjen makabër. (vijon...) a.k/NOA

KOMENTE