Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pezullohen zgjedhjet në komunën Shalë, zvarritet sërish 8 maji
English

Pezullohen zgjedhjet në komunën Shalë, zvarritet sërish 8 maji

E diel, 31 korrik 2011, NOA- Procesi zgjedhor i 8 majit duket se nuk do të mbyllet aq lehtë, kjo pasi pritet që të ketë sërish një raund zgjedhor... dhe kjo vetëm prej një komune.

Komuna ShalëShkodër pritet që zgjedhjet ti zhvillojë një ditë tjetër pas pezullimit të procesit të votimit gjatë ditës së sotme.

Ndonëse ashtu si në nëntë komunat e tjera të cilat filluan normalisht votimin, në komunën Shalë, ky proces nuk ka nisur në asnjë moment.

Shkak për këtë janë bërë konfliktet në radhët e komisionerëve, kryesisht ata që i përkisnin Partisë Socialiste të cilët nuk kanë pranuar zhvillimin e zgjedhjeve duke çuar në pezullimin e këtij procesi.

Duket se ky fakt është paralajmëruar që në mëngjes pas mbërritjes me vonesë të bazës materiale.

Përveç komunës Shalë, 9 komunat e tjera vijojnë normalisht votimin dhe banorët e komunave Shllak, Pishaj, Papër, Mollas, Kolsh, Armen, Finiq,Qendër Skrapar, Zall Dardhë që prej mëngjesit të sotëm po shprehin qartë vullnetin e tyre.

E gjithë kjo situatë duket sikur vjen në vijimësi, kjo për shkak se zgjedhjet e 8 majit u lakuan së tepërmi prej kryeqytetit dhe rezultatit të dalë prej tij, i cili u përball në çdo derë të drejtësisë, për të nxjerrë vetëm disa javë më parë zyrtarisht emrin e kryebashkiakut të ri, demokratit Lulzim Basha.

Një analogji kjo që duket se paralajmëron edhe atë që po ndodh në komunën Shalë, ku pavarësisht zvarritjes së procesit të votimit nga ana e cilitdo komisioner, në fund vetëm një fitues do ketë.

a.y/NOA

KOMENTE