Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vitamina D, zhvillon mendjen dhe kuron sklerozën
English

Vitamina D, zhvillon mendjen dhe kuron sklerozën

E diel, 31 korrik 2011, NOA- Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen nga një numër sëmundjesh që lidhen me moshën, si kanceri, sëmundje të zemrës dhe goditje në tru. Shkencëtarët kanë zbuluar kohët e fundit se niveli i ulët i vitaminës D mund të shoqërohet me një rrezik më të lartë për sklerozën dhe kryesisht degradim mendor.

Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e kockave, sistemin imunitar, si dhe absorbimin e kalciumit, por gati 1 miliard njerëz në mbarë botën nuk kanë nivele të mjaftueshme të vitaminës D.

Sipas një studimi të ri nga shkencëtarët në Universitetin e Exeterit, niveli i pamjaftueshëm i vitaminës D mund të jetë një shenjë e hershme paralajmërimi për rrezikun e prekjes nga skleroza. Në studim u përfshinë 850 persona të moshës 65 veç e sipër.

Në krahasim me ata që kishin nivele të mjaftueshme vitamine D, personat të cilët kishin mungesa të mëdha të kësaj vitamine kishin 60 për qind më shumë gjasa për të përjetuar rënie të konsiderueshme mendore, dhe 31 për qind më shumë gjasa për të patur vështirësi për të menduar.

Vitamina D përftohet natyrshëm, kur lëkura bie në kontakt me rrezet e diellit. Lëkura e njerëzve të moshuar është më pak e aftë për të prodhuar vitaminë të nevojshme. Skleroza apo humbja e kujtesës është e zakonshme tek të moshuarit, dhe deri tani ka pak alternativa për parandalimin dhe trajtimin e saj.

Autorët thonë se studime të tjera janë të nevojshme rreth lidhjes midis vitaminës D dhe sklerozës, me shpresë për të gjetur metoda më të mira për parandalimin e sëmundjes.

VOA/NOA

KOMENTE
  • BIANCA22:38 - 31 Korrik 2011
    TE BEHET DICKA PER TE PARANDALUAR KETE SEMUNDJE TE TMERRSHME SA E RENDE QE ESHTE KUR SHEH BURRA APO GRA TE RESPEKTUAR E PLOT MEND TE KTHEHEN E TJETERSOHEN NGA KJO SEMUNDJE TE FLITET ME QARTE KU NDODHET KJO VITAMINE ME SHUME E CDUHET TE BEJNE NJEREZIT PER TA PARANDALUAR AT