English

Arrestohet personi që plagosi me thikë 16-vjeçarin

Tiranë, 1 gusht, NOA – Policia e Tiranës ka arritur të arrestojë një 21-vjeçari, si person i dyshuar për plagosjen e ndodhur dy ditë më parë ndaj një 16-vjeçari. Sipas policisë autori i plagosjes dyshohet të jetë Idriz Nuredini banues në Babrru Tiranë.

Sipas të dhënave të policisë, Nuredini më datë 31.07.2011, rreth orës 12.30, në Kodër Babrru pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur rëndë me thikë në pjesën e shpinës shtetasin E.Ll, 16 vjeç, banues në Babrru Kodër.

Pas sinjalizimit të policisë kanë nisur dhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Për 21 vjeçarin rëndon akuza e plagosjes me dashje.

a.k/NOA

KOMENTE