Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bllokuan zgjedhjet në komunën Shalë, arrestohen 5 persona
English

Bllokuan zgjedhjet në komunën Shalë, arrestohen 5 persona

Shkodër, 1 gusht, NOA – Policia e Shkodrës ka arrestuar pesë persona pasi akuzohen si autoret e bllokimit të procesit zgjedhor dje në komunën Shalë. Sipas policisë pesë personat nuk kanë lejuar që baza materiale të shkonte në qendrat e votimit.

Personat e arrestuar janë; Petrit Ndue Coli, 39 vjeç banues fshatin Grude e Re, komuna Rrethina Shkodër, Pllumb Fran Mollzati, 38 vjeç, banues në fshatin Ndreaj, komuna Shosh, Prek Ndue Kodra, 35 vjeç, banues fshatin Gruemirë, Kol Mark Gjergji, 29 vjeç banues në fshatin Pog, komuna Pult, dhe Mirash Zef Rrethatori, 33 vjeç banues në fshatin Gimaj, komuna Shalë.

Sipas policisë të pesë personat, momentin kur materialet zgjedhore kanë mbërritur me helikopter, në vendin e quajtur Breg Lumi të komunës Shalë, janë vërsulur në drejtim të Komisionerëve, duke bërë kështu bllokimin e komisionerëve dhe të rrugë-kalimeve për tek qendra e votimit.

Bllokimi ka ndodhur pasi personat në fjalë nuk ishin dakord me komisionerët e caktuar për zgjedhjet vendore në komunën Shalë.

Bllokimi i materialeve ka bërë që të krijohen dhe konflikte mes simpatizantë të dy subjekteve politike të “Aleancës për të Ardhmen” dhe “Aleancës për Qytetarin”, duke bërë të mundur pengimin me dhunë të subjekteve elektorale, për zhvillimin e rregullt, të aktivitetit zgjedhor.

Pas arrestimit, ndaj pesë personave ka nisur hetimi për “Pengimi të subjektit për zgjedhjet në organet përfaqësuese”.

a.k/NOA

KOMENTE