English

Çamçakëzat me nikotinë, përtypja nga gratë shtatzëna rrezikon bebin

E hënë, 1 gusht 2011, NOA – Nënat e reja shtatzëna që përtypin çamçakëzin me nikotinë për të lënë vesin e duhanit gjatë shtatzanisë vënë në rrezik jetën e foshnjës para lindjes.

Këtë e pohojnë shkencëtarët amerikanë, të cilët bëjnë me dije se gjatë përtypjes së çamçakëzit substanca e dëmshme nikotinë zhytet në fetus dhe shkakton probleme të zemrës së bebit dhe tension të lartë.

Studiuesit amerikanë thonë se nikotina krijon përzierje kimike që dëmtojnë formimin e enëve të gjakut të foshnjeve.

Sipas studiuesve nikotina ndalon funksionimin si duhet dhe rrit presionin e gjakut duke shkaktuar probleme në zemrën e foshnjes.

Gratë që konsumojnë duhan, duhet të përpiqen shumë që të heqin dorë nga duhani gjatë shtatzanisë, pas thithja e duhanit shkakton një sërë dëmesh për fëmijën, si lindje të parakohshme, deformime të ndryshme fizike, sëmundje gjatë fëmijërisë, etj.

Edhe pse mjekët përpiqen të këshillojnë heqjen dorë nga duhani dhe çamçakëzat me nikotinë, për shumë nëna kjo duket një sfidë gati e pamundur.

Gjithashtu sipas studiuesve pakoja me çamçakëza me nikotinë nuk duhet të merret edhe nga personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, të mëlçisë dhe të veshkave.

a.k./mit/NOA

KOMENTE