English

Greqi, drejtuesit e taksive në grevë

Athinë, 1 gusht 2011, NOA - Pronarët e taksive janë në grevë në Greqi. Ata premtuan të vazhdojnë protestat, pasi negociatat me qeverinë për ligjin e liçencave të reja dështuan.

Shoferët bllokuan sot autostradat kryesore që çojnë në aeroporte dhe pika kryesore turistike duke bllokuar trafikun dhe turistët. Shoferët rrethuan Ministrinë e Transportit duke deklaruar se greva do të vazhdojë pa afat.

Industria e turizmit dhe qeveria kanë kritikuar kohën e grevës e cila vjen në sezonin shumë të rëndësishëm të turizmit.

Shoferët e taksive po protestojnë per reformën e liçensave që rrit konkurrencën, duke e bërë më të lehtë marrjen e liçensave për taksitë. Qeveria thotë se ligji i ri do të pakësojë korrupsionin dhe do të krijojë më shumë vende pune.

a.q/NOA

KOMENTE