English

Kërcënuan dhe vodhën me armë, kapen tre agresorët e kalimtarit

Tiranë, 2 gusht 2011, NOA- Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pas kërcënimit dhe vjedhjes me armë të një kalimtari vetëm pak ditë më parë.

Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se tre të rinj në bashkëpunim me njeri tjetrin në rrugën e OSBE-së, në Kamëz një javë më parë ndaluan, sulmuan dhe kërcënuan me armë për ta vjedhur më pas një kalimtar.

Lidhur me këtë ngjarje gjatë ditës së djeshme u arrestua 16 vjeçari me iniciale E.M, sepse ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit Blenard Mehmetaj dhe Enea Çipa, të arrestuar pak ditë më parë dyshohet të janë autor të dyshuar të ngjarjes së mësipërme.

Pasi mori materialet për këtë ngjarje, Prokuroria e kryeqytetit nisi menjëherë hetimet.

a.y/NOA

KOMENTE