Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 2 gusht 2011
English

Pasqyra e shtypit, 2 gusht 2011

Tiranë, 2 gusht 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e martë, 2 gusht 2011.

Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor: “Sekretari i PS, Islami: Arsyet pse Rama humbi Tiranën”. Tituj të tjerë të faqes së parë janë: “Ndryshimet kushtetuese, Fehmi Abdiu: Jo më pakt mes PS dhe PD”; “Prostitutat Vip në Tiranë: Zbardhen përgjimet e tutorëve”; “Universiteti i Tiranës, 300 kuota për transferim nga privatët”; “Rrëfimi i njerkës: Si e vrau burri në gjumë djalin 15-vjeçar”.

E përditshmja “Shqip” çelet me titullin kryesor: “Islami e Harasani largohen në shtator”. Në vijim të faqes së parë veçojmë titujt: “Beteja. Të rinjtë në garë edhe për sekretariatin e PD-së”; “Bulqizë, greva e urisë në ditën e nëntë, minatorët izolohen në thellësi”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: “Makbule Çeço: PS në krizën më të thellë që nga themelimi”. Tituj të tjerë të faqes së parë veçojmë: “Zgjedhjet e pjesshme, shumica fiton në 5 komuna, 4 i merr PS”; “Raporti: Shqipëria e dyta në rajon për investimet e huaja direkte”; “Përvjetori: Ringrihet shtëpia ku jetoi për 31 vjet Ndre Mjeda”; “Grabitja e turistëve çekë, dorëzohen tre të mitur”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor: “Listat: 300 objektet që do të privatizohen brenda këtij viti”. Argumente të tjerë të faqes së parë janë: “Një kroate rrëfen vetëvrasjen e Mehmet Shehut”; “Nga Mero Baze: Vlora dhe vjehrri i Lulzim Bashës”; “Gëzim Kame: Ish-studentët e mi, sot në pushtet, por njerëz të vegjël”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Intervista me Alfred Moisiun: President nga populli, zgjedhje të parakohshme”. Më tej veçojmë argumentet: “Tmerri i Mehmetit nga kukuvajkat dhe plagosja në gjuetinë e derrave”; “Kamza më e lirë, rritet tarifa për universitetet, sa do të paguani”; “Historiani italian: Skënderbeu, e vërteta për pasardhësit e tij”; dhe në faqet summer pages veçojmë titullin: “Irena Tatarzinska: Pushimet dua t’i bëj në Theth”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

mit/NOA

KOMENTE