English

Sherr mes 2 policëve bashkiakë, plagoset njëri me qytë pistolete

Tiranë, 2 gusht 2011, NOA- Dy policë bashkiakë janë grindur njëri me tjetrin pak më parë në zonën e njohur si ish-uzina Enver.

Sipas të dhënave paraprake mësohet të ketë qenë Endri Durrësi ai që ka goditur kolegun e tij i identifikuar si Dilaver Shkreli, me qytë pistolete pas një grindje mes tyre, për ta lënë më pas atë të dëmtuar duke u larguar në drejtim të paditur.

Menjëherë pas sinjalizimit për këtë rast uniformat blu mbërritën në vendngjarje për të sqaruar situatën, ndërsa polici i dëmtuar u dërgua drejt Spitalit Ushtarak.

a.y/NOA

KOMENTE